Me date 10 Maj Kalane “Rozafa” e vizitoi Kryeministri i vendit Z. Sali
Berisha I shoqeruar dhe nga Kryetaria e Parlamentit Znj. Jozefina
Topalli dhe Ministri i Puneve Publike Z. Sokol Olldashi. Ne kete vizite
nuk munguan autoritetet vendase si Prefekti i Qarkut Shkoder Z. Maxhid
Cungu, Kryetari i Keshillit Qarkut Z. Gjovalin Kolombi, si dhe Kryetari
i Bashkise Shkoder Z.Lorenc Luka.
Ne hyrje te Kalase delegacioni u prit nga stafi i Parkut
Arkeologjik.Nje informacion dhe pershkrim i hollesishem mbi historikun
dhe monumentet me tipologjike dhe arkitekturore ne Kala impresionoj te
pranishmit. Disa here Kryeministri vuri theksin ne vazhdimin e punes se
mire te bere deri tani per mirembajtjen e ketij monumenti me vlera te
rralla. Kryeministri Berisha u interesua dhe vuri theksin dhe ne
permiresimin e rrjetit te ndriçimit te ketij objekti dhe kerkoi nga
Bashkia Shkoder nderhyrjen dhe bashkepunimin me Parkun Arkeologjik
Shkoder ne lidhje me kete projekt.
Nje vizite ne Muzeun e Keshtjelles dhe nje dhurate simbolike nga Parku
Arkeologjik Shkoder si dhe nje pushim i shkurter ne nje nga ambientet
e lokalit ne Kala shenoi dhe fundin e kesaj vizite. Sigurisht qe ne
fund te vizites nje impresion i shkurter per viziten ne Kalane Rozafa
dhene nga Kryeministri me shume kenaqesi ne librin e impresioneve. “
Rozafa simboli i perjetesise se Shkodres qe te mrekullon sa here qe e
viziton” Z. Sali Barisha Kryeminister i Shqiperise.
Me date 22 Prill Kalaja “Rozafa” perjetoi nje dite ndryshe nga te tjerat.E mesuar nga zhurma dhe hareja e vizitoreve vendas e te huaj e aq me teper e femijeve dhe larg ne memorien e saj mburoj e ketij qyteti te lashte po aq sa dhe vete Kalaja.Ketehere pati vizitortre presidentet e tre vendeve fqinje mes tyre. Presidentin Shqiptar Z.Bamir Topi, ate malazez Vujanoviç dhe presidentin e Kroacise Mesiç.Pas nje vizite pune ne qytet ishte ne nderin e ketij qyteti qe te mirepriste keta miq te veçante ne zemren e ketij qyteti,Kalaja “Rozafa”. Natyrisht qe madheshtia arkitektonike dhe monumentale e saj nuk u la pa u vleresuar nga miqte. Historiku i saj dhe legjenda e lashte po aq saKalaja i impresionoj te pranishmit. Po aq e papritur ishte per miqte edhe panorama madheshtore qe Kalaja ofron nga lart. Ne nje nga pikat me panoramike te saj ku para vizitorit shfaqet e gjithe fusha e mbiShkodres dhe Alpet ne sfond e sigurishte Liqeni iShkodres per te cilin Kalaja ka qene rojtarja me e forte ne shekuj i la mbresa te veçanta miqve.Nje vrojtues statik ivendosur aty prej disa ditesh nga Parku Arkeologjik i jep mundesin te gjitheve ta shijojne kete panorame.
Ne Kalane Rozafa festohet dita e Shen Valentinit.
Per
te dytin vit radhazi u festua ne ambientet e Kalase se lashte festa e
te dashuruarve.Zyra e Administrim Koordinim Parkut Arkeologjik Shkoder
organizoi nje atmosfere festive ne Kala.Nen ritmet e muzikes te
percjelle nga nje dj, te rinjte dhe te dashuruarit qe zgjodhen
ambientet e mrekullueshme te Kalase per te kaluar çaste te kendshme dhe
argetuese krijuan vertete nje atmosfere festive.Ne hyrje te Kalase
çifteve te reja u dhurohej dhe nga nje trendafil i kuq,simbol i kesaj
feste.Nisur nga kjo Parku Arkeologjik Shkoder ne vazhdimesi do te
organizoj per dite e festa te veçanta surpriza te kendshme.